Hajduti tenton të vjedhë dyqanin, i bie shitëses me çekiç
Lajmifundit
/
18 Shtator 2019, 20:55
Aktualitet
Një person ka tentuar të vjedhë një pikë shitjeje, por ka hasur rezistencë nga shitësja.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Personi që ka tentuar grabitjen e ka qëlluar me sende të forta shitësen (çekiç) dhe më pas është larguar. Policia është vënë në kërkim të tij.
Shitësja, sipas burimeve jo zyrtare ka mbetur e plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se autori i ngjarjes të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose të lëndëve narkotike.