“Televizioni rival i ka hapur thesin…” Zbulohen arsyet përse Delinda iku nga “Portokallia”!

Showbiz

Largimi i aktores Delinda Disha nga Top Channel po diskutohet së shumti në media pas deklaratës së Salsano Rrapit, se ajo iku fshehurazi.

Aktorja kaloi papritur në Klan për t’u bërë pjesë e programit që do të drejtohet nga Marina Vjollca, ndërkohë që nuk nguroi ti kthejë përgjigje Salsanos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por pse u largua Delinda?

Në një reagim të saj ajo shprehej se i mbaroi kontrata por, burimet për Prive kanë bërë të ditur se janë dy arsye kryesore që e kanë bindur Delindën të zhvendoset.

“E para lidhet me pagesën. Televizioni rival duket të ketë hapur ‘thesin’ duke i ofruar aktores një pagesë më të lartë, në tentativë për të grumbulluar afër vetes emra të suksesshëm.

Arsyeja e dytë dhe më kryesore lidhet me bashkëshortin e saj. Burimet i kanë thënë portalit tonë se personi i zemrës, Eldo, do e ketë një rol të rëndësishëm në spektaklin e ri ‘Klanifornia’ duke qenë kostumograf i tij. Me një profil akademik të ngjashëm, çifti duket të kenë zgjedhur që të punojnë bashkë në skenë dhe ‘Klanifornia’ ka qenë një mundësi e tillë ideale. Siç ka treguar Delinda në vazhdimësi, Eldo është një prej kritikëve më të fortë të punës së saj dhe një rrjedhë e tillë e ngjarjeve duket të jetë krejtësisht e natyrshme”.

ME TE LEXUARAT