Lajmi i fundit

PPP-të për Milot-Balldren dhe Orikum Dukart/ Rudina Hajdari del para Bashës

Grupi parlamentar demokrat, i kryesuar nga Rudina Hajdari ka depozituar paraditen e sotme në Prokurorinë pranë pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë një kallzim penal për PPP-të Orikum Dukat dhe Milot Balldren, të cilat u kaluan në Kuvend të enjten e kaluar.

Pavarësisht se ishin cilësuar të paligjshme nga presidenti Meta dhe ishin rikthyer për shqyrtim  në Kuvend, mazhoranca me votat e socialistëve nuk i mori parasysh vërejtjet, duke vendosur dhënien e këtyre kontratave.

Më herët për kallëzimin dhe hetimin e të gjithë deputetëve që kishin votuar pro këtyre dy PPP-ve ishte shprehur dhe kryedemokrati Basha, i cili deklaroi se SPAK dhe BKH do të sillnin drejtësinë e munguar për keqpërdorimin e taksave të qytetarëve shqiptarë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close