Ruçi reagon ndaj Metës: Kushtetuta, garanti i demokracisë! T'a mbrojmë pa kompromis

Politikë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përshëndetur sot 15 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i kthyer njëherazi përgjigje Presidentit Ilir Meta, duke i kujtuar se Parlamenti është i vendosur deri në fund që të mbrojë Kushtetutën dhe demokracinë.

“Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në radhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës. Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj”, shkruan në mesazhin e tij me rastin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë kremtohet nga parlamentet e të gjitha vendeve dhe Unioni Parlamentar Ndërkombëtar, rekomanduar nga Rezoluta e Kombeve të Bashkuara e nëntorit 2008.

ME TE LEXUARAT