Kosova - Rajoni

Ambasadori i SHBA në Serbi: Kosova të pezullojë taksën që të vazhdojë dialogu

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott thotë se “Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes dy vendeve”.

Në një intervistë për mediumin serb “Kurir”, Scott ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-ve për taksën dhe pezullimin e saj. Teksa ka folur për emërimin e Matthew Palmer si i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për çështjet e Ballkanit, tha se ky i fundit i njeh shumë mirë problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Palmer e njeh shumë mirë problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe regjionin, ai është personi ideal që do të kontribuojë në normalizimin e raporteve. SHBA-të duan që Kosova ta pezullojë taksën, në mënyrë që të rifillojë dialogu me Serbinë. Është e rëndësishme për Prishtinë që të formojë qeverinë e re, ta pezullojë taksën e të vazhdojë dialogu”, ka thënë ai.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close