Vidhet tualeti prej ari, me vlerë 1 milion paund

Soft

Autoritetet njoftuan se eshtë vjedhur vepra e artit me një vlerë 1 milionë £, e instaluar në shtëpinë ku dikur jetonte Winston Churchill.

Tualeti i instaluar 18 vite më parë, është një vepër arti e ashtuquajtur “Amerika” dhe është vepër e artistit konceptual italian, Maurizio Cattelan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka konfirmuar se tualeti është vjedhur dhe po hetojnë mbi zbardhjen e kësaj çështje, deri më tani kanë arrestuar një 66-vjeçar, i cili dyshohet të ketë lidhje me vjedhjen.

Inspektori i kësaj çështje, Jess Milne është shprehur: “ Vepra e artit e cila është vjedhur është një tualet me vlerë të lartë monetare, e përbërë nga floriri, dhe ishte pjesë e ekspozitës në Pallatin e Blenheim-it”.

Policia bën me dije një detaj tjetër, mendohet se “të paktën dy automjete” janë përdorur për të kryer aktin e vjedhjes. /top channel

ME TE LEXUARAT