Lajmi i fundit

Oriz i ndaluar e fileto pule me salmonelë, AKU gjobit marketet “Conad” e “Big Market”

Në vijim të zbatimit të Planit të Kontrolleve Zyrtare dhe sinjalizimeve të ardhura nga qytetarë dhe sistemi europian i njoftimit të shpejtë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në subjektet që importojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorëve. Nga kontrollet e ushtruara në terren ka rezultuar se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:

Subjekti “CONAD” me aktivitet “Importim dhe tregtim produktesh ushqimore”, Tiranë, i inspektuar pas njoftimit nga sistemi RASFF (Sistemi i Alertit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) për një sasi produkti “Oriz” me përmbajtje substance të paautorizuar të importuar në vendin tonë, rezultoi se në deklaratën doganore subjekti deklaronte import të sasisë prej 360 kg oriz, ndërsa në stabiliment paraqiti dokumentacion për importim të produktit në sasinë prej 480 kg oriz (sasia prej 120 kg oriz e llojit “Riso Parboiled X Insalate Conad Kg1” me nr. loti të njëjtë siç njoftohej nga RASFF, por e padeklaruar në faturën përmbledhëse të paraqitur në doganë). Subjekti nuk paraqiti evidenca për shpërndarjen e produktit tek subjektet). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë (për importim të ushqimeve në kundërshtim me ligjin),
“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu”, me qëllim asgjësimin e tij.
Subjekti “Big Rrogozhina” me aktivitet “Supermarket”, Rrogozhinë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (Kategoria II.1.B), nuk dispononte planin/manualin e vetëkontrollit, si dhe u konstatuan produkte të paetiketuara në gjuhën shqipe (oriz, makarona etj). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:
“Gjobë” me vlerën 1,500,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti).
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetëkontrollit),
“Gjobë” me vlerën 50,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin).

Subjekti “Big Vasil Shanto” me aktivitet “Supermarket”, Tiranë, inspektuar pas indicios së ardhur nga qytetarët, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (produktet mbaheshin të pasistemuara, të mbivendosura dhe të pandara nga produkte të tjera, raftet kishin prani ndryshku, produktet e sigurta për konsum ruheshin në të njëjtin ambjent me ato të pasigurta (rrezik i mundshëm për kontaminim), tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (Coca-Cola), si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërie. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (hedhje në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi),
“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Gjobë” me vlerën 200,000, lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit).
Gjatë kontrolleve në PIK Durrës, inspektorët konkluduan se 2 ngarkesa me produkte importi ishin të pasigurta për konsum human dhe si rrjedhojë vendosën kthimin e tyre në vendin e origjinës, më konkretisht:
Ngarkesa me sasinë 27 ton “Fileto pule” nga Brazili, importuar nga subjekti “AMG shpk”, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike (analizat evidentuan prezencë Salmonella spp).

Ngarkesa me sasinë 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” nga Brazili, importuar nga subjekti “New Century Ltd”, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi kishin mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, siç parashikohet në ligj).

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close