1 ton kanabis në kamion/ Ja emri i shqiptarit të kapur në Greqi

Aktualitet

Një sasi prej 1 ton kanabis sativa është kapur ditën e djeshme në Janinë, në një kamion që ka rezultuar i vjedhur.

Droga që ishte marrë në Shqipëri dhe ishte kaluar në kufi me ngarkesa të vogla, u kap nga policia greke, në një operacion që kishte nisur që në doganën e Kakavijës, pjesa greke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por sot është mësuar edhe emri i shoferit që u arrestua në kamion.

Bëhet fjalë për një 30 vjeçar nga Gjirokastra.

Ai është identifikuar si Mirjan Gjini, lindur e banues në Gjirokastër.

Pas kapjes së 1 ton drogë edhe në Shqipëri kanë nisur hetimet në lidhje me këtë grup që trafikonte drogë drejt Greqisë.

ME TE LEXUARAT