Politika

Rudina Hajdari: Dashuria për këtë vend lidhet fort me kujtimin e tim ati

Deputetja Rudina Hajdari ditën e sotme në Kuvend theksoi se dashuria që ka për Shqipërinë lidhet fort me kujtimin e babait të saj. Po ashtu ajo falenderoi përzemërsisht të gjithë personat që ishin ditën e sotme të pranishëm në ceremoninë përkujtimore të Azem Hajdarit.

“Falënderoj për pjesëmarrjen në përkujtimore stafin që organizoi këtë aktivitet, pjesëmarrësit e PS-së dhe gjithë demokratët. Më lejoni pak të ndalem te seanca e kaluar. U prit me shumë sulme ndaj meje. Shpesh sulmet mediatike kanë për synim zhvendosjen e vëmendjes. Ajo që më preku më shumë është se u përmend fjala përçarje. Kjo nuk është e duhura, ne duam të ringrejmë të djathtën shqiptare. Dashuria për këtë vend lidhet fort me kujtimin e tim ati. Kjo dashuri mban gjallë kujtimin e tij brenda meje. Unë kurrë nuk do të zhgënjej popullin shqiptar apo ta përçaj atë”, u shpreh Hajdari.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close