Rama të premten drejt Gjermanisë, cilat janë dy kushtet që kushtëzojnë negociatat

Aktualitet

CDU/CSU në Gjermani gjatë shtatorit do të përcaktojë pozicionin lidhur me procesin e negocitava BE-Shqipëri. Gjatë javës së ardhshme do të ketë konsultime në Berlin, ku pritet të vijë edhe kryeministri shqiptar.

Ndërkohë ditën e sotme është konfirmuar nga burimet se të premten e ardhshme më 13 Shtator kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Berlin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kësaj vizite pritet të takohet edhe me kancelaren Gjermane Angela Merkel për t’u njohur me qëndrimin e Gjermaisë lidhur me përgjigjen që do të japë për hapjen e negociatave në Tetor.

Nga ana tjetër dy janë vendimet e mundshme që sipas gazetares së DË Anila Shuke, do të mbajë Gjermania për hapjen e negociatave.

Ajo ka thënë për TCH se, të gjitha gjasat janë që Gjermania të japë një “PO”, me kushte.

Shuke tha se mund të ketë dy kushte të reja. E para, qartësimi i statusit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Dhe e dyta, qartësimi i cështjes së manipulimit të votave në zgjedhjet e shkuara.

Deutsche Ëelle raportoi 5 ditë më parë se nga qarqet e CDU/CSU-së në Berlin, brenda kësaj jave deputetët e grupit më të madh në parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), do të merren intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave.

Të involvuar do të jenë kryesisht deputetët krisitandmeokratë e kristiansocialë të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, i cili drejtohet nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së Johann David Ëadephul (CDU), si dhe grupet e punës për çështje të Bashkimit Evropian dhe të Jashtme. “Gjatë kësaj ata pritet të takohen si me përaqësues të qeverisë gjermane, ashtu edhe me vetë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit pritet të vijë të premten e ardhshme (13.09) në Berlin. Siç duket, një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së janë të prirur t’i japin Shqipërisë një “Po! me kushte”, por ka edhe një pakicë të vogël, por të fortë, që mendon se Shqipëria nuk është ende gati as për këtë, shkruante DË.

Përveç kushteve të formuluara edhe më parë në lidhje me reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drogës, reformën zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si, zqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona. Vendimin përfundimtar grupi i CDU/CSU-së pritet ta marrë në datën 24 shtator. Qëndrimi i CDU/CSU-së duhet të jetë i njëjtë me atë të qeverisë gjermane dhe të partnerit të koalicionit SPD. Kjo e fundit, dhe Ministria e Jashtme e drejtuar prej saj, është shprehur qysh më parë për një fillim të menjëhershëm të negociatave me Shqipërinë. Nëse palët arrijnë t’i unifikojnë qendrimet e tyre, pritet që më 27 shtator ky qëndrim të votohet në seancën plenare të Bundestagut.

ME TE LEXUARAT