Parakalimi i gabuar, tre shqiptarët aksidentohen në Itali

Aktualitet

Tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në Itali.

Ata po udhëtonin në autostradën A14 kur makina e tyre tip Volkswagen u përplas me një kamion, sipas mediave italiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tre shqiptarët e plagosur janë të moshave 20 vjeç, 22 vjeç dhe 60 vjeç. Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar.

ME TE LEXUARAT