Çfarë ka dashur të thotë deputeti? CV-ja që po komentohet në rrjetet sociale

Politikë

Niveli i deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë mund të kuptohet farë mirë edhe pa i dëgjuar teksa flasin në foltore, por vetëm duke lexuar jetëshkrimin (cv) e tyre. Instituti i Studimeve Evropiane publikon CV-në e njërit prej deputetëve, por pa dhënë emrin, i cili i ka rënë shumë shkurt pasqyrimit të eksperiencave të tij në punë dhe aktiviteteve shoqërore e politike.

Tek seksioni "eksperiencat në punë", deputeti shkruan: “Konsulent juridik ndërkombëtar; Koordinator universitar; Drejtues në institucionet e shoqërisë civile.” Asnjë e dhënë më shumë në CV-në e deputetit. As institucionet ku ka punuar dhe as periudha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk mjafton me kaq, pasi në pjesën e aktiviteteve shoqërore e politike, deputeti shkruan: “Në institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare.”

Sot, personi që ka shkruar këtë CV, ndodhet në Parlamentin e Shqipërisë si deputet.

ME TE LEXUARAT