Balla: Zgjedhjet ishin demokratike, në tetor lajm të mirë nga BE

Politikë

Konstituohet Këshilli i ri bashkiak i Elbasanit. I pranishëm në ceremoninë e konstituimit, ku Bukurosh Stafa është rizgjedhur në krye të Këshillit, ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Gjatë fjalës përshëndetëse, Balla theksoi rëndësinë që ka për kohën e sotme bashkëpunimi rajonal në fuqizimin ekonomik të jetës së komuniteteve. Ndërkaq Balla u ndal u ka bërë thirrje të 7 kryebashkiakëve të këtij Qarku që të ideojnë një bashkim të ndërmarrjeve në mënyrë që të rritet efiçensa e tyre. Eksperiencë të shkëlqyer europiane ka tha kreu i grupit parlamentar socialist.

Ndërkaq Balla ka inkurajuar këshillin e Qarkut që të aplikojë sa më shumë projekte dhe të promovojë pareshtur resurset turistike dhe të gjitha potencialet e jashtëzakonshme që ka ky rajon mjaft i rëndësishëm i vendit tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot u përmbyll cikli i plotë i konstituimit të qeverisjes vendore pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas raportit te ODIRIT lidhur me këto zgjedhje, u provua se ato kane qenë demokratike për sa kohë që asnjë partie nuk i është mohuar e drejta për të marrë pjese. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kane përmbushur të gjitha pritshmëritë e BE lidhur me reformat e thella qe janë ndërmarrë. Dua t’u them se jam besimplote se me tetor do te kemi një lajm te mire për rrugën drejt BE- se. Kuvendi eshte i angazhuar ne vijim te punës për disa reforma ndërsa ajo zgjedhore mbetet prioritet i këtij sezoni parlamentar. Lajmi qe presidenti takon Ballën, për mua nuk përben lajm”, tha Balla.

ME TE LEXUARAT