Lajmi i fundit

Policia “blindon” disa zona të Tiranës, pranga 3 të rinjve

Policia e Tiranës ka goditur sot disa raste të trafikut të lëndëve narkotike, në disa zona të kryeqytetit, duke arrestuar 3 persona dhe proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër.

Uniformat blu kanë kryer kontrolle në “Dritan Hoxha”, ku ka arrestuar dy trafikantë të rinj, pasi në katin e parë të një pallati, duke shfrytëzuar pjesën e jashtme të murit të një bilardoje, mbanin dhe linin për shitje lëndën narkotike.

Gjithashtu, janë kryer kontrolle dhe në rrugën Petro Marko”, ku është arrestuar një person me precedentë penalë dhe proceduar një tjetër, edhe këta për trafikim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza

Kontrollet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja”.

Gjatë orëve të fundit goditen dy raste të shpërndarjes së lëndës narkotike, ku 3 persona janë vënë në pranga dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 53 doza me lëndë të dyshuar kanabis, gati për shpërndarje.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja” në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ka ushtruar kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në rrugën “Dritan Hoxha”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– B. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë;
– K. A., 25 vjeç, banues në Tiranë;

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve, në rrugën “Dritan Hoxha”, shërbimet e policisë iu gjetën 19 doza me lëndë të dyshuar kanabis. Këta shtetas për shitjen e lëndës narkotike me bazë porosie, në katin e parë të një pallati, shfrytëzonin pjesën e jashtme të murit të një bilardoje, ku mbanin dhe linin për shitje lëndën narkotike.

Gjithashtu në vijim të kontrolleve të ushtruara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja”, në rrugën “Petro Marko”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

– K. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve).

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi: D. A., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Petro Marko”, këta dy shtetas kanë qenë duke qëndruar së bashku dhe në momentin që shërbimet e policisë janë afruar për kontroll shtetasi K. D. ka hedhur në shkurre një qese me 34 doza me lëndë të dyshuara kanabis.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close