Sport

Mediat amerikane: SHBA kishte një agjent në qarqet e larta ruse

Agjensia Kombëtare e Zbulimit (CIA) ruante si burim të dhënash një person me qasje në nivelet e larta të Kremlinit, njoftuan gazeta The New York Times dhe rrjeti televiziv CNN. Informatori luajti një rol kryesor në vlerësimin se Presidenti rus Vladimir Putin udhëroi një fushatë ndikimi tek zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Asnjë prej këtyre organizatave amerikane të lajmeve nuk identifikoi personin në fjalë, por emri i tij u shfaq në disa media ruse.

Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se personi i emërtuar në njoftimet e mediave ruse ka punuar vërtet për zyrën e presidentit rus, por nuk ka qenë në pozicion të lartë dhe nuk kishte kontakte direkte me Putinin.

Të dyja organizatat amerikane të lajmeve thanë se personi u evakua nga Rusia në vitin 2017, pasi pati refuzuar një ofertë të mëparshme për t’u larguar nga vendi.

Rrjeti CNN tha se vendimi për ta larguar informatorin nga një post kaq i vlefshëm u mor pas shqetësimeve për keqmenaxhim të informacionit të klasifikuar nga Presidenti Donald Trump dhe anëtarët e administratës së tij. CIA e kundërshtoi këtë lajm dhe i tha CNN-it se agjencia i merr vendimet bazuar vetëm në “analizën objektive dhe mbledhjen e të dhënave të plota”.

Gazeta The New York Times bëri një lidhje mes evakuimit të informatorit dhe publikimeve në media të zbulimit të fushatës ruse për ndërhyrjen në zgjedhje, si dhe hamendësimet e ngritura në atë kohë për një burim nga brenda Kremlinit. Gazeta thotë se vetë jeta e informatorit është e rrezikuar dhe përmendi shembullin e ish-agjentit rus Sergei Skripal, i cili u dënua për aktivitet spiunazhi në favor të Britanisë dhe u helmua me një agjent kimik nervor vitin e kaluar.

Njoftimet thonë se humbja e një burimi me qasje të tillë në Kremlin, e ka lënë komunitetin amerikan të zbulimit pa informacion për veprimet më të fundit të Rusisë dhe planet e saj për të influencuar zgjedhjet e ardhshme./VOA

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Nje koment

  1. Ky ministi i kosoves ;Koke qepa e do i japi shperblime futbollistave po te bejen rezultat te mire ne Anglie ;; Eshte nje cope idioti qe se ka bota ;; Cfare koncepti cfare pushti ;;Ne vend ti japi te varferve pare buke qe te hajne do ti japi futbollistave qe skane nevoje per dollaret e mnistrit te jashtem ……Tete de bite ;;Shqiptaret e kosoves luajne per nderin e vendit jo per piseliqet tuaja ndyresire ;MERCI ….VETEM NJE COBAN SI NE SHQIPERI GJUKON KESHTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close