Gjakosën turistin rus në Vlorë, identifikohen autorët

Aktualitet

Identifikohen dy personat që dhunuan pasditen e sotme turistin rus në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Policia e Vlorës bën me dije se dy adoleshentë janë identifikuar me iniciale K.A dhe K.L.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy të rinjtë u pikasën nga turisti duke dhunuar një qen në afërsi të një ndërtese të braktisur. Por ai teksa ka parë skenën e turpshme ka dalë nga makina duke kërkuar llogari nga të rinjtë se pse po dhunonin qenin.

Në këtë moment, të rinjtë kanë dhunuar edhe turistin rus i identifikuar si Sergey Dzambula dhe në trupin e tij shquhen qartë shenjat e dhunës ku dhe është gjakosur. Veprimi i turpshëm i të rinjve nuk ka përfunduar me kaq. Ata nën demonstrimin e forcës kanë tentuar t’i grabisin edhe telefonin celular.

ME TE LEXUARAT