Lajmi i fundit

Fundosi dy autorët e vrasjes së 26-vjecarit për kondicionerin, gjykata e lë në burg

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Lorenc Veliaj, i arrestuar pas vrasjes së 26-vjeçarit Indrit Çelaj, në vilën e familjes Kusi, në rrugen “Myslym Shyri” tri dite me pare.

Shtetasi Veliaj ishte i pari qe u arrestua pas vrasjes së të riut me plumb në kokë nga dy vëllezërit, te cilet jane edhe djemtë e pronarit te vilës 3-katëshe, në të cilën viktima po punonte për kondicionim.

Sipas policise ka qene dëshmia e Veliajt, që ndihmoi policinë të zbardhte ngjarjen kriminale, të ndodhur dy ditë më parë në Tiranë. Ai ka qenë i pranishëm në momentin kur dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi janë konfliktuar me Indrit Çelajn per montimin e kondcionerit, dhe e kanë qëlluar me armë.

Dy vellezerit i kishin kërkuar shokut të tyre, Lorenc Veliajt, të merrte përsipër krimin, duke qenë se ai rezultonte person me precedentë penalë, por pas arrestimit, ky i fundit ka vendosur të tregojë të vërtetën para uniformave blu. I riu akuzohet për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje”, por edhe për vepra të tjera penale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close