Klaudia Pepa nis pushimet, fotografohet në plazh me një mashkull

Showbiz

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa prej vitesh tashmë është larguar në Itali ku dhe ka vazhduar karrierën e saj. Siç dihet ajo dhe koreografi Albi Nako i dhanë fund martesës së tyre dhe që nga ajo kohë Albi është përfolur për lidhjen me Alba Hoxhën, ndërsa Klaudia ka qenë beqare.

Balerina e njohur është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikon foto nga puna dhe përditshmëria e saj. Së fundmi, ajo ka postuar një foto të shkëputur nga pushimet ku shihet nën shoqërinë e një mashkulli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në foto Klaudia shihet e shtrirë për tokë, teksa djali në fjalë i ka kapur këmbën. “Më ndihmoni”, ka shkruar Klaudia pranë fotos,ku fansat kanë nisur menjëherë ta pyesin se nëse djali në foto është i dashuri i saj.

ME TE LEXUARAT