Dilema për klubin e ri, Conte merr këtë vendim ndaj Icardit

Sport

Mauro Icardi do të stërvitet me skuadrën në seancën e programuar nga trajneri Antonio Conte, ku nuk do të lejohet asnjë tifoz dhe asnjë person i shtypit për ta ndjekur nga “San Siro”.

“Sport Mediaset” ka shkruar në orët e fundit se ish-kapiteni do të jetë pjesë e skuadrës sonte në stërvitje dhe është pikërisht dëshira e sulmuesit që kërkon të tregojë vlerat e tij para syve të trajnerit Conte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Icardi ka dhënë sinjale se nuk ka në plan të lëvizë nga Milano, aty ku po pret ndërtimin e shtëpisë së re të tij, teksa të njëjtën gjë ka bërë edhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, e cila shkroi: “Edhe një tjetër vit së bashku”, në një foto me gratë e lojtarëve zikaltër, në festën e ditëlindjes së Lautaro Martinez.

ME TE LEXUARAT