Aktorja ia plas Ramës publikisht: S`kam thënë të shembet Teatri

Politikë

Kryeministri Edi Rama ka cituar një tjetër aktore, që sipas tij është pro për shembjen e teatrit dhe ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Rama citoi aktoren nga Kosova Ilire Vinca, ku kjo e fundit deklaronte se ishte pro shembjes së teatrit dhe ndërtimin e një teatri të ri Kombëtar, i cili do të ishte risi për audiencën.

Në postimin e kryeministrit ka komentuar vetë aktorja. Ilire Vinca shkruan se këtë mendim nuk e ka dhënë për Teatrin Kombëtar, kurse shton se mund të jetë keqkuptuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit”, shkruan aktorja.

Komentit të aktores Vinca i përgjigjet Rama, i cili thotë se emrin e saj ia ka propozuar stafi i medias dhe se më herët kishte gjetur një citim të tillë nga aktorja. Rama shton se Ilire Vinca mund të ketë ndryshuar edhe mendje dhe se është e drejtë e saj ta bëjë këtë gjë.

ME TE LEXUARAT