Aksident tragjik në Tiranë/ Humb jetën 55-vjeçari

Aktualitet

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur tek "Unaza e Re", te vendi i quajtur "Kryqëzimi i Rolandit", ku një makinë ka përplasur një mashkull të moshës 55-vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit nuk i ka shpëtuar plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe as emri i viktimës, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

ME TE LEXUARAT