Lajmi i fundit

Videoja me turistët, IKMT nis shembjen e restorantit të Mihal Kokëdhimës

U desh të ndodhte sulmi që Mihal Kokëdhima pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo u bëri turistëve spanjollë që shteti të zbulojë një ndërtim pa leje prej 2 mijë merta katrorë në vijën bregdetare.

Kontrollet mbi restorantin zbuluan se subjekti shte ndërtim pa leje dhe se Milhal Kokëdhima nuk i paguante taksat.

Tashme vendimi për prishjen e restorantit “Panorma” i cili ndodhet në plazhin e Porto Palermos në Himarë është marrë dhe aty kanë zbarkuar efektivat e IKMT dhe policisë së shtetit.

Forca police dhe të IKMT-së ndodhen aktualisht tek restoranti ndërsa një vinç ka nisur shembjen e restorantit të Kokëdhimës.

Mihal Kokëdhima ka marrë masën arrest me burg ndërsa ndoqi dhe dhunoi turistët spanjollë pasi ata nuk qëndruan për drekë tek restoranti i tij nga pakënaqësia me shërbimin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close