Lajmi i fundit

Vrau çiftin e bashkëshortëve, kushëriri përballet me Krimet e Rënda

Gjykata për Krime të Rënda nis procesin ndaj Apostol Kostës, i cili dy vite më parë vrau çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi pas disa proceseve gjyqësore për shembjen e një muri. I pandehuri Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar edhe dy granata. Sipas dëshmive të të afërmve gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe pas vrasjes Apostol Kosta tentoi të vras veten. Tashmë procesi është në fazën fillestare, ku janë njoftuar viktimat e procesit dhe seanca e radhës do të zhvillohet në 10 shtator.

Aleko Kosta ishte muzikant, saksofonist, ndërsa Afërdita Kosta mësuese. Çifti u bë i njohur për publikun, pasi pak kohë më parë ka qenë protagonist në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ te “E diela shqiptare”. Afërdita Kosta i bëri një surprizë burrit, pasi për shkak të emigracionit ishte shkëputur nga muzika. Çifti Kosta kishte një fëmijë, ndërsa gëzonin respektin e qytetarëve të Gjirokastrës.
B.K./r.k./Shqiptarja.com TAG: gjirokaster apostol kosta aferdita kosta aleko kosta Komento

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close