Politika

Manjani: Si ndërtoi Edi Rama shtetin e Sundimit, në vend të atij të Shërbimit!

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një shënimi të gjatë të cilin e ka publikuar sot në rrjetin social, FB, ka analizuar skemën se si Rilindja e Edi Ramës ka transformuar shtetin e të drejtës i cili duhej të ishte në shërbim të qytetarëve në një shtet partiak, që ngjall frikë dhe mbi të gjitha sundon mbi jetën ekonominë dhe liritë e njerëzve.

Shënimi i plotë i Ylli Manjanit me titull: Rilindja e komunizmit

Nëse analizon ftohtë, pa emocion apo ngarkesë krahësh politikë, thelbi i qeverisjes së Rilindjes ishte:

Kontrolli i individit, vënia e tij nën varësinë e shtetit.

Që të jemi të sinqertë, në 30 vitet e fundit pushteti politik e ka pasur gjithnjë qejf të kontrollonte individin, veçanërisht individin kundërshtar.

Por Rilindja synon më shumë se sa kontrollin. Ajo kërkon SUNDIMIN. Fiks si në komunizëm.

Fakt është që diçka ka arritur Rilindja. Qeverisja e saj vendos për:

-trajtimin e të sëmurëve, pavarësisht spitalit ku shkon;
– çfarë mësojnë fëmijët në shkolla pavarëaisht shkollës ku studiojnë;
– thellimin më shumë sesa në palcë të borxhit publik, pavarësisht nëse paguhet dot mbrapsht apo jo;
– kush bëhet i pasur dhe kush kalon në varfëri, dallim që sa vjen e thellohet;
– kujt i merret prona, pavarësisht se mund të kesh dokument pronësie;
– kujt i jepet tenderi, pavarësisht sa i zoti është;
– kujt i hiqet liria, pavarësisht sa prova ka për fajsinë;
– kujt i llogaritet vota, pavarësisht se për kë është votuar;

Këto janë fakte që i kemi përjetuar, por njëkohësisht dhe provat e dukshme se si pushteti synon të sundojë njerëzit.

Mjetet për ti arritur këto synime janë:
1. Zhvlerësimi i ligjit, i rëndësisë dhe shenjtërisë së tij.
2. Vendosja e policit mbi çdo institucion tjetër.
3. Propagandë të jashtëzakonshme që synon të kriminalizojë kundështarët.

Pasoja është e dukshme. Individi sot ndjehet i pa mbrojtur, i survejuar, i trembur dhe i terrorizuar nga shteti, i cili ka në dorë çdo gjë të tij. Ligji, garancia e tij, ka skaduar. Është zëvendësuar nga urdhëri politik, të cilin polici, as atë nuk ta lexon.

E fundit ndërhyrje që bëri Rilindja ishte: marrja nën kontrollin e saj politik Shtetin.
Pra marrja nën kontroll politik indivindin.

Ky i fundit duhet tja dijë për nder Rilindjes që është ende në punë, që nuk e rrahin, nuk ja kanë marrë ende shtëpinë, që nuk e kanë arrestuar për verifikime, që nuk është sëmurë apo është shëruar nga një sëmundje.

Pra, duhet tja dijë për nder qeverisë pse është ende gjallë e merr frymë…

Ky quhet SUNDIM!

Ndaj nëse duhet të ndryshojë ky vend, duhet hequr Sundimtari si fillim. Pastaj duhet ndërtuar shteti jo partiak që të shërbejë dhe jo sundojë.

Mendoj se ende është e mundur të çlirohemi nga sundimi dhe të bashkohemi me perëndimin nëpërmjet demomracisë.

P.S. Unë nuk analizoj individë, por fenomene që i jetojmë. Por nëse komentet tuaja tentojnë të vënë në krahasim Ramën që sundon me të tjerët, unë qartësisht nuk jam me sundimtarin!
Jam për rotacionin politik si mundësia e vetëm demokratike që na jepet për të ndryshuar në mos të tërën, të paktën diçka.
Por duhet ndryshuar kjo situatë sepse po vjen rregjimi komunist përsëri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close