Berisha: Pronarët e lokalit në Sarandë i presin veshin truristit, policia fsheh ngjarjen

Aktualitet

Nuk kanë të ndalur skandalet me sa duket në pikun e sezonit turistik pasi denoncimi i fundit ka ardhur nga një qytetar i cili shprehet se, ditën e hënë pronari i një lokali në Sarandë ka dhunuar një klient duke i prerë atij edhe veshin.

Ngjarja sipas qytetarit, denoncimin e të cilit e ka bërë publik ish-kryeministri Sali Berisha, ka ndodhur në sy të policisë, ndërsa shton se pasi ka mbërritur në spital, të dhunuarit i është dërguar veshi ndërsa nuk janë arrestuar autorët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Denoncimi i plotë i Berishës:

I presin veshin turistit ne Sarande!

Narkopolicia mbulon krimin!l

Lexoni mesazhin trondites te qytetarit dixhital. sb

pershendetje Doktor duke u gdhire e hena ne bar Orange Sarande pronaret e lokalit te cilet ju vete i keni denoncuar ne disa raste i kane prere veshin nje klienti para lokalit ne prezence te policise qytetari ka shkuar pa vesh ne spital dhe veshin ja kane cuar me vone ne prezence ka qene jo pak por 5 polica te cilet nuk kane identifikuar asnje person qe ka kryer te krim me justifikimin se pas ngjarjes jane mare me te lenduarin (personin te cilet ju pre veshi) per ta shoqeruar ne spital dhe nuk kane mundur te kapin autoret

ME TE LEXUARAT