Ish-kryebashkiaku mbron Kokëdhimën: Mos ardhtë turist si ata. S'jemi keq për Eurot e tyre

Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ndodhi në restorantin në Porto Palermo, ku pronari Mihal Kokëdhima terrorizoi një grup turistësh që kishin ardhur nga Spanja.

Gjika i del në mbrojtje Kokëdhimës teksa shton se atë e detyruan të shfaqej i shpërfytyruar mbi makinën që drejtonin dy gangster.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej Gjika shton se ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë dhe se mund të durojmë edhe për eurot e tij.

Reagimi i plotë:

Kundër rrymës për Mihalin!

Jemi mësuar për fat të keq ti linçojmë publikisht njerëzit, mjafton të hedhë gurin i pari, dhe o burra kush të godasë më fort, mundësisht nga ato goditjet e ulëta nën brez, pa pyetur apo u informuar se për çfarë arsyeje Mihali u shpërfytyrua,ose e detyruan të shfaqej i shpërfytyruar, ashtu i pataksur mbi makinën që drejtonin dy gangsterë çuditërisht aq gjakftohtë, për të cilët nuk e di pse jam shumë i bindur që janë ideatorët dhe aktorët e asaj që ndodhi!

Mihali që kërkon hakun e tij, edhe pse forma si e kërkon nuk është normale, e bëmë kriminel, monstër, hijenë, kanibal e nuk di c’tjetër damkë i vunë, ndërkohë që pronarë, të cilët me kobure në brez e trasta me hashash të presin e sajdisin me “kulturë” dhe ne i promovojmë, edhe pse buka e tyre është harram!

E denoj si fenomen rastin e djeshëm, por njerëzisht nuk e pushkatoj dot Mihalin!

Ata dy gangot cinikë dhe gjakftohtë në furgon i neveris!

Ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë se do durojmë edhe për eurot e tij!

Kaq!

ME TE LEXUARAT