Lajmi i fundit

Video e tmerrit, sulmi i Mihal Kokëdhimës mbi makinën e turistëve spanjollë pasi ikën nga lokali

Dalin pamjet e tmerrshme të sulmit ndaj turistëve spanjollë në Porto Palermo nga pronari i një lokali, Mihal Kokëdhima. Pamjet nuk kanë nevojë për koment.

Dje, Policia e Sarandës i ka vënë prangat pronarit të një lokali në Porto Palermo, Mihal Kokëdhimës, 51 vjeç, i cili pushtoi mediat ditën e djeshme. Kokëdhima akuzohet tani për ‘kanosje’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.

Kokëdhima, me një agresivitet të parë, sulmoi një grup turistësh spanjollë që kishin shkuar në lokalin e tij dhe në fund fare, u shkatërroi edhe furgonin me të cilin ata udhëtonin. Ai hipi mbi kofano dhe u godiste me grushta xhamin e përparmë për gati 3 km, skenë kjo që u filmua nga turistët e tmerruar. Videoja tani është në duart e Policisë dhe skena paraqitet sa qesharake, e pabesueshme, aq dhe tronditëse.

Turistëve nuk u kishte pëlqyer shërbimi në lokalin e tij, ndaj Kokëdhima që s’e ka duruar t’i kthenin shpinën, u është vërsulur atyre në një akt të paprecedentë.

Policia e Sarandës njoftoi se në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera mbi konfliktin e djeshëm në një lokal në Himarë, e kanë arrestuar 51-vjeçarin.

Kokëdhima, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre. Ai është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Nje koment

  1. Turp per kete lloj biznesmeni, te vjen per te vjelle qe kur mendon se mund te kesh kaluar dhe ke ndaluar per te pire nje kafe ne lokalin e tij dhe je sherbyer nga nje moster i tille.Nje lokal i ngritur pa leje ne nje zone piktoreske qe duhet te prishet nga shteti, nese ka nje te tille🤣

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close