Lajmi i fundit

Pistoletën në bark shitëseve, ja si u zbulua dhe u arrestua grabitësi në Tiranë

Komisariati 2 dhe Komisariari n2 i Tiranës kanë bashkëpunuar për të kryer një operacion policor të koduar si “Maskimi” për të arrestuar një grabitës dyqanesh, që i kërcënonte me armë shitësit. Siç shihet nga pamjet, i riu e nxirrte me qetësi armën dhe ua drejtonte në bark shitëseve, teksa priste t’i dorëzonin paratë e arkës.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë u provua se ai, nën kërcënimin e një pistolete kishte kryer disa vjedhje si një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close