Kina "shpërfill" SHBA-në, shton trupat në kufi me Hong Kongun

Bota

Forca kineze të sigurisë dhe kamionë të ushtrisë janë parkuar pranë një stadiumi të premten, në afërsi të një ure që lidh Kinën me Hong Kongun.

Jo të pakt janë ata që e shohin vendosjen e ushtrisë kineze pranë Hong Kongut si një kërcënim nga ana e Pekinit për të përdorur forcë të shtuar kundër protestuesve në rajonin autonom.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qytetarët e Hong Kongut protestojnë rreth asaj që e konsiderojnë përkeqësim i lirive e mungesës së autonomisë nën kontrollin kinez të territorit.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se arritja e marrëveshje tregtare me Kinën mund të vonohet deri në një zgjidhje të situatës në Hong Kong.

Vendosja trupave ushtarake në afërsi të Hong Kongut vjen në një kohë kur këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Bolton tha se: “Kinezët duhet të shohin me shumë kujdes hapat që ndërmarrin”.

Ai vuri theksin në ndikimin që ndërhyrja apo ndryshimi i statusit të Hong Kongut mund të kishte mbi Kinën, me fjalët: “Gati 60% e investimeve në Kinë kalon përmes Hong Kongut, për shkak se ka një sistem gjyqësor të besueshëm, bazuar në modelin anglez që ne njohim në këtë vend, gjykatat mendohet të jenë të paanshme.

Bolton shtoi: “Nëse Hong Kong e humbet këtë reputacion për shkak të një vendimi të gabuar të qeverisë kineze, këtë herë ata do të kenë pasoja të rënda ekonomike në Kinë. Fryma në Kongres është shumë e paqëndrueshme në këtë pikë, dhe një gabim nga qeveria kineze mendoj se do të shkaktonte një reagim të fuqishëm në kongresin amerikan./VOA/

ME TE LEXUARAT