Basha tregon skenarin: Kjo është marrëveshja që i paraprin Shtatorit

Politikë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes më banorët e Astirit, e cila përmban disa nga zotimet e opozitës në lidhje me betejën për ndalimin e projektit të “Unazës së Re”, Lulzim Basha deklaroi gjatë fjalës së tij se ishte i lumtur që kjo marrëveshje i paraprin revoltës dhe protestave mbarëkombëtare që do të nisin në Shtator.

“Koha për të dhënë llogari para ligjit dhe popullit po afron, dhe unë kam kënaqësinë që kohën e protestave mbarëpopullore që do të fillojnë në shtator dhe dialogut kometar, ta nis me këtë marrëveshje me qëndrestarët dhe guximtarët e “Unazës së Re”. Hajdutëria dhe arroganca e Edi Ramës është etalioni i sjelljes së tij nga studentët, artistët, pensionistët e të sëmurët, të cilat janë sukseset e mashtrimeve të Edi Ramës”, tha Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në protestën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari dhe ish-deputetja Floida Kërpaçi ishin në mbështetje të banorëve të Unazes së Re

“Rama ka ndërtuar një qeveri kriminale dhe të korruptuar. Projekti i Unazes së Re korruptiv. Edi Rama padroni i korrupsionit dhe krimit nëvend. Edi Rama godet qytetarët e varfër dhe mbush xhepat me oligarkët. LSI mbështet banorët e Unazës së Re sepse janë në të drejtën e tyre protesta e tyre sakricë për të mbrojtur pronën e tyre”, deklaroi Braimllari.

ME TE LEXUARAT