Aktualitet
Stuhia në Durrës shkakton përplasje makinash dhe dëme të mëdha
Pasditen e sotme një stuhi e fortë ka goditur qytetin bregdetar të Durrësit e shoqëruar me erë dhe reshje shiu.
Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha përfshiorë edhe aksidentin ku një makinë u përplas me një motorcikletë e për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit.
Një incident tjetër ka ndodhur ku era e fortë ka rrëzuar skelat e vendosura në shkollën 9-vjeçare “Jusuf Puka”, në të cilën ka nisur rikonstruksioni 10 ditë më parë.
Skelat janë rrëzuar thuajse të gjitha por fatmirësisht, në kantierin e ndërtimit nuk kishte punëtorë.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!