Aktualitet

Pas temperaturave përvëluese, Tirana përfshihet nga një mot i pazakontë

Pas temperaturave përvëluese që vazhduan disa ditë me radhë, Tirana dhe periferitë e saj janë përfshirë nga stuhi shiu dhe breshëri.

Moti ka ndryshuar krejtësisht brenda një periudhe të shkurtër duke u shoqëruar me ulje të temperaturave dhe erë. Stuhia me shi e breshër ka vijuar për pak minuta duke e shndërruar pasditen e gushtit të ngjashme me një ditë të vërtetë dimri.

Sinoptikanët kishin paralajmëruar se në mesjavë do të kishte ndryshim të motit me rënie temperaturash dhe me shi, ashtu siç edhe ndodhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close