Aktualitet

Ambasadori britanik nxjerr gënjeshtare ministren shqiptare

Ambasadori në largim i Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministres së Integrimit Evropian në qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha.

Pas një takimi mes tyre, në deklaratën e Hoxhës thuhej se ambasadori O’Connell, ka vlerësuar punën e institucioneve duke potencuar zbatimin e MSA-së, reformave si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në veçanti për procesin integrues, procese këto që duhet bërë edhe më shumë.

Por O’Connell në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se në takim me ministren Hoxha nuk kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së MSA-së, e as për të drejtat e njeriut.

“E vetmja gjë e cila nuk do t’i mungojë në Kosovë është praktika joprofesionale e politikanëve”- thotë diplomati britanik.

Postimi i plotë i O’Connell:

E vetmja gjë që nuk do të më mungojë në Kosovë është praktika joprofesionale dhe jo miqësore e politikanëve të Kosovës që flasin prej pozicionit tim.

Takova sot Ministren e Integrimeve Evropiane, e cila është një mike e vjetër. Pas takimit me të, Ministria e saj lëshoi një deklaratë për shtyp duke dhënë qëndrime për mua. Kjo nuk ishte në pajtim me Ambasadën time. Ishte publikuar në media, të cilat nuk kontaktuan me Ambasadën time.

Në fakt, unë nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë. As nuk e diskutuam. Ne nuk diskutuam për të drejtat e njeriut.

Ne diskutuam për rregullin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë thashë që Kosova ishte në një pikë të rëndësishme, dhe se duhej të ndërmarrë hapa për të pastruar politikën nga kriminaliteti.

Unë nuk ofroi asnjë vlerësim për punën e institucioneve.

Kjo ka ndodhur disa herë nga institucione të ndryshme dhe partitë politike. Tani e tutje, Ambasada ime do të korrigjojë çdo deklaratë të lëshuar pa pëlqimin tonë.

Për të qenë plotësisht i qartë: Mbretëria e Bashkuar nuk mbështet ose kundërshton asnjë parti politike në Kosovë. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë dhe detyrë të marrin përgjegjësinë për votën e tyre dhe pasojat e saj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close