Zjarrfikësi i vjedh telefonat e njërit prej shtetasve që ndërroi jetë në aksident

Aktualitet

Të premten e 26 korrikut, në fshatin Bërnjak të Rahovecit ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë e tij dy persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar. E duket se këtë tragjedi dikush e ka shfrytëzuar për të vjedhur. Dyshohet se zjarrfikësi me inicialet N. K., i cili kishte shkuar për të intervenuar në vendin ku ndodhi aksidenti, ka marrë nga aty dy telefona të njërit prej të aksidentuarve.

Një dëshmitar në kushte anonimiteti ka treguar për Gazetën Express se si ka ndodhur e tërë ngjarja pas aksidentit me fatalitet në Bërnjak. “Rasti i vjedhjes ka ndodhë ditën e aksidentit, telefonat janë gjetur nga disa zjarrfikës tjerë. Ai (zjarrfikësi i dyshuar për vjedhjen) i ka lënë telefonat në kamionin me të cilin ka qenë në vendin e ngjarjes. Ai në ora 20:00 e ka përfunduar orarin dhe ka shkuar në shtëpi, por është kthyer në punë pas orës 21:30 dhe ka thënë se ka ardhur që t’i marrë rrobat për t’i pastruar. Ai është kthyer me qëllimin që t’i marrë telefonat, por nuk ka mundur se i njëjti kamion me të cilin ai ka qenë në vendin ku ka ndodhur aksidenti, ka dalë në një intervenim tjetër. Rreth orës 23:15 ka bërë alarmi i njërit prej telefonave. Zjarrfikësit tjerë i kanë gjetur telefonat, në njërin prej tyre e kanë parë fotografinë e njërit prej viktimave. Rasti është lajmëruar tek drejtori i zjarrfikësve dhe ai të hënën e ka lajmëruar rastin në polici”, ka thënë dëshmitari.

ME TE LEXUARAT