Të bllokuar në Qafë Thanë, shoferët akuzojnë autoritetet doganore

Aktualitet

Si pasojë e fluksit të madhë në pikën kufitare të Qafë Thanës dhe vonesave të kontrolleve në skaner, dhjetëra kamionë të tonazhit të rëndë kanë mbetur me orë të tëra të bllokuar, ndërsa drejtuesit e tyre kanë kritikuar ashpër autoriteteve doganore.

“Kemi 4 orë që presim ne temperatura të larta. Nuk është aspak normale. E bëjmë çdo dite këtë rrugë dhe i njëjti avaz. Na mbajnë kot pa arsye. Mbajmë familjen me këtë punë. Paguajmë miliona taksa në shtet. Shërbimi është zero. Turp. Në palën maqedonase nuk ndodh kurrsesi diçka e tillë. Nuk na mbajnë me shume se 15 minuta”-thanë shoferët për mediat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas shoferëve, kjo orvatje është e padrejtë dhe abuzive duke shtua se janë pagues të rregullt të taksave dhe detyrimeve ndaj shtetit. Ata thonë se kjo vonesë nuk ndodh tek pala maqedonase.

ME TE LEXUARAT