Bota

Roma me sytë nga Senati, votohet sot për të ardhmen e qeverisë

Ndërkohë që polemikat tashmë kanë çuar në lëvizje konkrete, pabvarësisht temperaturave të larta dhe ‘zbrazjes’ së institucioneve për shka të pushimeve, Senati Italian do të mblidhet mbrëmjen e sotme.

Mbledhja është thirrur me urgjencë, do të vendosë sot në mbrëmje për votimin e mundshëm të një mocion besimi që mund të rrëzojë qeverinë, ndërkohë që skenari për një zgjidhje alternative “anti-Salvini” po riforcohet.

Të enjten e kaluar, ministri i Brendshëm dhe kreu i Legës (ekstremi i djathtë), Matteo Salvini, bëri një veprim të befasishëm duke prishur aleancën qeveritare me Lëvizjen Pesë Yjet (M5S, antisistem) pas 14 muajve në pushtet.

Përballë letargjisë së muajit gusht dhe qëndrimit dominues në sondazhe (36/38% të votave, 20 pikë më shumë se në pranverë 2018) pasi ka sulmuar për muaj të tërë partnerin qeveritar, ai mendon se është kryesues dhe e shikon veten në krye të vendit pas zgjedhjeve të parakohshme që kërkon të zhvillohen në muajin tetor.

Për t’ia arritur, Matteo Salvini synon të bëjë pakt me dy aleatët e vjetër të djathtë Forza Italia e Silvio Berlusconi dhe Vëllezërit e Italisë të Giorgia Meloni.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close