VIP

Po Stresi çfarë lidhje ka me motrat Vjollca?

Motrat Vjollca na përcollën dje disa foto dhe video të këndshme nga pushimet në Dhërmi.
Në fillim ishte Luana që publikoi disa foto ku shfaqej në bordin e një jahti me Marinën, Lirën dhe nënën e tyre Maria.
“E bekuar.. Nga Familja ime & natyra e mrekullueshme e Shqipërisë! Faleminderit Zot”, shkruante Luana.

Por një koment i reperit Stresi në postimin e moderatores, ka ngjallur dyshime për lidhjen e tij me familjen Vjollca.
“Familja ime”, shkruan Stresi duke na lënë të kuptojmë se mund të ketë lidhje gjaku me Vjollcat.
Komenti i tij ka befasuar fansat e motrave të njohura shqiptare, dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe!

Megjithatë ky nuk është postimi i parë i Stresit për Vjollcat. Kohë më parë, kur ishte i ftuar në dasmën e Getoarit dhe Marinës, ai bëri një postim në Instagam ku shkruante: “Koha për familjen!”
Të kenë vërtet lidhje familjare?

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close