PD i nxori dokumentet, Valdrin Pjetri zbut qëndrimin: Pres prokurorinë
Me nje artikulim dukshem te zbutur, kryebashkiaku i zgjedhur ne Shkoder Valdrin Pjetri i eshte pergjigjur akuzave te opozites e cila permes Gazmend Bardhit nxori dokumente qe tregojne per denimin e te zgjedhurit te PS ne Itali.
Pjetri ndersa nuk kundershton akzat, thote se te verteten e tij e ka thene ne momentin qe publikoi deshmine e penalitetit ndersa e vendos theksin ne faktin se tashme eshte ne pritje te Pokurorise nga e cila kerkon te mesoje te vertete.
Reagimi i Pjetrit:
Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumente zyrtare.
E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.
Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.