Ekonomia

Lajmi mirë për drejtuesit e makinave, nga 15 ditë në pritje për patentën tani vetëm 30 min

DPSHTRR ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që marrin për herë të parë patentën apo që kërkojnë dublikate dhe rinovim.

Nëse për të marrë lejen e drejtimit në këto raste dikur duhej të prisje 15 dito në për të marrë kartonin, tani kjo kohë do të reduktohet në vetëm 30 minuta. Kjo masë e re shërbimi për qytetarët hyn në fuqi sipas njoftimit që në datën 15 Gusht.

Kjo praktikë do të nisë me kryeqytetin, duke qenë se Tirana lëshon rreth 50 % të numrit total të patentave, por automatikisht do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave edhe në qytetet e tjera. DPSHTRR njofton se kjo procedurë e reduktuar 720 herë në kohë, nuk do të ketë tarifë ekstra.

“As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë!”, shkruan DPSHTRR në njoftimin e nxjerrë me këtë rast.

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close