Ish-deputetja akuzon qeverinë: Morën Shkodrën pa garë dhe vendosën kryetar një trafikant droge

Politikë

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka sulmuar ashpër qeverinë e Edi Ramës, teksa është ndalur tek akuzat ndaj kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetrit.

Mehmetaj shkruan në “Facebook” se pushteti i Ramës është i zhytur në batakun e korrupsionit dhe krimit, sa sipas saj, edhe njëherë të vetme që menduan se e merrnin Shkodrën pa garë, përfunduan dke dekoruar si kryetar të saj një trafikant droge.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjatë këtij gushti shumë të nxehtë dhe tepër të vështirë qoftë në aspektin social por mbi të gjitha ekonomik, shqiptarët po ndjekin me vëmendje zhvillimet politike. Ndërkohë që të gjithë kërkojnë reflektim e zgjidhje, e kundërta po ndodh e çdo ditë qytetarët ndjejnë të ushtrohet mbi ta presion, arrogancë, kokëfortësi e padrejtësi nga një pushtet që antikushtetueshmërisht po mban peng institucionet tona. Ndërsa familjet e thjeshta shqiptare shohin se si shteti hidhet kundër tyre me gjoba, taksa e kërcënime, pushtetarët, oligarkët dhe kriminelët shpërblehen me koncesione, PPP dhe ofiqe të larta.

Aq i zhytyr është ky pushtet në batakun e korrupsionit e krimit, sa edhe njëherë të vetme që menduan se do e merrnin Shkodrën (pa garë), përfunduan duke dekoruar si kryetar të saj modelin tipik të rilindasit; atë që shpërblehet jo për zotësi por për lidhjet e pashmangshme me krimin (ku duhet theksuar narkotrafiku mbizotëron). Maska është çjerrë, madje është hequr fare, asnjë lojë marketingu, as gjoja “larja e duarve” me Kryetarin Rilindas të Shkodrës, nuk e shpëton më këtë pushtet dhe Edi Ramën si kreun fuqiplotë të tij”, shkruan Mehmetaj.

ME TE LEXUARAT