Ish-deputeti demokrat: Nuk na përket ne, ja cilin interes përmbush

Aktualitet

Banorët e Astirit janë mbledhur si çdo mbrëmje duke bllokuar edhe qarkullimin e makinave në zonën pranë banesave të tyre, nga ku kukndërshtojnë prej 10 muajash projektin e vijimit të ndërtimit të “Unazës së Re” që sipas tyre është një aferë e pastër korruptive.

Si çdo mbrëmje protestëes i është bashkuar edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu i cili ka bërë edhe një deklaratë lidhur me ndërtimin e memorialit në nderim të trupave të rënë në grushtin e shtetit që u organizua në Turqi tre vite më parë dhe që është vendosur në Parkun e Liqenit, në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot është zhdukur, sot ka ikur në drejtim të paditur pasi sot iu përplas në fytyrë ajo që nuk i përket popullit shqiptar. Ai monument nuk i përket askujt tjetër dhe interesat e qytetarëve shqiptarë dhe atë që përfaqëson Shqipëria në rajon përveçse me interesin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Kush i ka paguar paratë për atë monument. Ka monumente sa të duash për të bërë në Shqipëri, sepse është vend i mbushur me heronjë që kanë dhënë jetën për liri dhe demokraci. Dhe sot është i njëjti popull që po ngre heronjë të cilët janë ngritur kundër një qeverie të lidhur me krimin dhe korrupsionin”, tha Balliu.

ME TE LEXUARAT