Dorëzohet kryebashkiaku i PD në Lezhë: Nuk bëj rezistencë ndaj Pjerin Ndreut

Aktualitet

Kryetari ende në detyrë i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj tha sot se nuk do të bëjë asnjë rezistencë në lidhje me konstituimin e Këshillit Bashkiak dhe betimin e Pjerin Ndreut.

Frrokaj theksoi se nuk do ta presë Ndreun në zyrë, pasi sipas tij, procesi i 30 qershorit ishte thjesht një “farsë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Betimi i kryetarit të ri dhe konstituimi i këshillit të bashkisë së Lezhës pritet të mbahet ditën e nesërme.

“Unë nuk do ta pres në zyrë për një arsye, sepse këto votime nuk ishin votime por një proces fals.

Nuk më shkon në mënd të bëj protesta. Jam munduar të jem kryetar i bashkisë i të gjithë qytetarëve, të majtë e të djathtë. Përfituesit në mënyrë jokorrekte me ligjet janë të majtët, por gjithsecili të paktën një herë kanë qenë në zyrën time dhe nuk e kam ndërmend të baltos 16 vite të punës time si kryetar bashkie dhe të nxis turma të ekzaltuara pro apo kundra atij. Dua ti uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë”-tha Fran Frrokaj në një komunikatë për mediat.

ME TE LEXUARAT