Sport

Çudit Juventusi, horoskopi kinez te fanellat e reja

Pak kohë më parë, Juventusi vendosi të ndryshonte logon duke marrë një logo të re, e cila u kritikua shumë nga tifozët në fillim.

Shkak për këtë ndryshim u bë marketingu, që duket se ka marrë një rol të rëndësishëm në klubin bardhezi.Së fundmi, Juventusi ka bërë një tjetër risi, por këtë radhë në numër të kufizuar.

Në Shangai është prodhuar fanella e dytë e Juventusit, e cila ndryshe nga ajo zyrtare, emrat e futbollistëve i ka të shkruar me shkronja kineze.

5 futbollistë të Juventusit, kanë tashmë fanellën e tyre me shkronjat e veçanta dhe kjo fanellë ka dalë menjëherë në shitje.

Në total, janë vetëm 500 fanella të prodhuara dhe numri i fanellës, është i përbërë nga shenja zodiake të horoskopit kinez.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close