Çfarë po ndodh? Rusia detyron të largohet aeroplanin F-18 të NATO-s

Bota

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se e ka detyruar të largohet një aeroplan F-18 të NATO-s, mbi ujërat ndërkombëtare, pasi iu afrua një aeroplani ku ndodhej ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Agjensia e lajmeve TASS, më 13 gusht, raportoi se aeroplani i Shoigut po fluturonte nga Kaliningradi për në Moskë kur ndodhi incidenti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NATO-ja nuk i ka komentuar pretendimet ruse.

Mediat ruse patën raportuar për një incident të ngjashëm edhe në vitin 2017, mirëpo NATO-ja e pati mohuar, duke thënë se kishte gjurmuar një flotë të aeroplanëve, që nuk kishin arritur të identifikohen.

Përplasjet midis Rusisë dhe SHBA-së, janë rritur përdërisa Moska kërkon të demonstrojë fuqinë e saj ushtarake.

Incidente të tilla kanë përshkallëzuar raportet mes Rusisë me Perëndimin, të cilat janë të tensionuara ashpër që nga aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë, dhe mbështetja e saj për separatistët në lindje të Ukrainës, si dhe ndërhyrja e saj e dyshuar në zgjedhjet e SHBA më 2016./rel

ME TE LEXUARAT