Lajmi i fundit

Arrestimi në Greqi: Si e zbuluan prokurorët përfshirjen e Lecit në vrasjen e komisar Artan Cukut

Dy muaj më parë vrasësi i komisar Artan Cukut, Mikel Shallari, i shpëtoi burgimit të përjetshëm pasi pranon krimi dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Pikërisht në rrëfimet e tij përpara prokurorëve të Krimeve të Rënda ka dalë për herë të parë, edhe emri dhe roli në këtë krim të rëndë i të arrestuarit të sotëm në Greqi, Kristaq Leci.

LEXONI EDHE: Kapet porositësi i atentatit ndaj Artan Cukut, reagon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Arrestohet njeriu që porositi vrasjen e Komisarit Artan Cuku

Një ditë para vrasjes, Cukun tentoi ta ekzekutojë kushëriri i Shallarit, si dështoi atentati

Nga rrëfimi i Shallarit doli në pah fakti se komisar Cuku ishte planifikuar të vritej mbrëmjen e 7 prillit por atë natë bashkëpuntore Kristaq Leci , kushëriri i Bledar Jambellit (porositësi i vrasjes) ishte tërhequr nga kryerja e këtij krimi.

Shallari ka shpjeguar: “Cukun do ta vriste Leci, por atë natë ai se bëri pasi kishte shumë njerëz përreth pallatit. Pastaj e mora unë përsipër dhe per keto do paguhesha nga Bledar Jambelli 20 mijë euro”, ka deklaruar Shallari përpara prokurorëve.

Që në atë kohë Leci ishte shpaluur në kërkim ndërkombëtarë për tu arrestuar ditën e sotme nga policia greke.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close