Sport

Talenti i Ajaxit e zbulon: I thashë jo transferimit te Bajerni

Hakim Ziyech do të vazhdojë të jetë pjesë e Ajaxit të Amsterdamit.

Në një reagim për mediat holandeze, marokeni 26-vjeçar tha se kishte refuzuar ofertën e Bajernit të Mynihut pasi preferon të luajë futboll sulmues në Holandë.

“Bayern u interesua për mua, por unë i refuzova ata. Paraja kurrë nuk ka qenë një çështje e vështirë për mua. Unë dua të luaj futboll ofanziv (sulmues) dhe mund t’a aplikoj shkëlqyeshëm këtë stil tek Ajax. Jam shumë i lumtur këtu në Amsterdam…”, theksoi ai.

Kujtojmë që Ziyech ishte në mesin e lojtarëve që shkëlqyen sezonin e kaluar nw Champions League duke mahnitur Europën me futbollin e shpejtë dhe të bukur

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close