Kosova - Rajoni

Pas taksës së Kosovës, edhe Bosnja ndëshkon rëndë Serbinë

Rastet e gripit afrikan të derrave janë bërë shkas që Bosnjë-Hercegovina të ndalë importet e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga fqinjët serbë. Sëmundja ngjitëse prej janarit ka detyruar vrasjen e qindra mijë derrave të butë në Bullgari dhe Rumani, dhe janë cilësuar një sfidë urgjente nga autoritetet europiane.

Bosnjë-Hercegovina ka ndalur përkohësisht importet nga Serbia të mishit të derrit dhe nënprodhimeve të tij. Shkak për vendimin janë bërë dyshimet për prezencën e gripit afrikan të derrave në disa zona të vendit, raporton ‘blic’.

Sipas Ministrisë serbe të Bujqësisë, të konfirmuara edhe nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve, shenja të epidemisë janë raportuar në katër ferma të vogla të kryeqytetit dhe në rrethin e Podunavskit.

Ndërhyrja për ta kufizuar përhapjen e virusit deri tani ka detyruar therjen dhe eleminimin e mbi 120 kokë derrave të butë.Autoritetet në Serbi dhe Kroaci druhen se të prekur nga sëmundja ngjitëse janë edhe derrat e egër, ndaj dhe kanë kërkuar që të ndalet gjuetia e tyre.

Gripi afrikan i derrave mbetet një sëmundje vdekjeprurëse e pakurueshme, për të cilën nuk ekziston një vaksinë, por ajo nuk transmetohet te njeriu.Vrasja e kafshëve të prekura është mënyrë e vetme për të mos e zgjeruar infeksionin.

Bashkimi Europian deklaroi javën e kaluar se epidemia që ka nisur të përhapet në Europën Lindore mbetet një nga sfidat më urgjente.Vetëm në muajin korrik, autoritetet rumune raportuan se kanë therur mbi 50 mijë derra të infektuar në fermat industriale, mbi 9,000 raste janë zbuluar në Poloni dhe Sllovaki, ndërsa Bullgaria parashikon të vrasë rreth 126 mijë derra të sëmurë.

Epidemia e gripit afrikan të derrave nisi të përhapej nga Rusia prej vitit 2014, ndaj edhe vendet europianelindore më afër saj janë më të ekspozuarat ndaj sëmundjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close