Arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Perugia si shitës droge

Aktualitet

Policia italiane arrestoi dy shqiptarë në Perugia, pasi u kapën me lëndë narkotike. Ata e shpërndanin drogën në një stacion kryesor hekurudhor të qytetit. Karabineria mbajti nën vëzhgim të rinjtë, deri në arrestimin e tyre.

Në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë 27 vjeç dhe 26 vjeç, të pashkolluar. Ata janë dërguar në paraburgim nën akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Karabinerët arritën që të sekuestrojnë 16 gram kokainë dhe 4 telefona celularë, të përdorura për të rregulluar takime me klientët. Në përfundim të formaliteteve, dy të arrestuarit u arrestuan në dhomat e sigurisë të Komandës Provinciale të Karabinierëve të Perugias.

Pasi ka përfunduar seanca gjyqësore e shpejtë, një gjyqtar urdhëroi mbajtën e tyre në burg për 8 muaj dhe pas përfundimit të dënimit, dëbimin e tyre përfundimtar nga territori italian. Po ashtu, të rinjtë duhet që të paguajnë 3000 euro gjobë te autoritetet.

ME TE LEXUARAT