Alketa Vejsiu konfirmon lidhjen e Arbana Osmanit me regjisorin

Showbiz

Prej muajsh, moderatorja Arbana Osmani përflitet se është në një lidhje me regjisorin, Eduart Grishaj.

Pavarësisht lajmeve të shumta që qarkullojnë në media për një romancë të mundshme mes tyre, asnjëri nuk e ka konfirmuar këtë gjë. Ndonëse fotot që shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale dhe komentet që lënë në postimet e njëri-tjetrit i shtojnë dyshimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së fundmi, Arbana ka publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram”, teksa shfaqet mes bukurisë natyrore në Theth.

“Në më të bukurin vend”, shkruan Arbana Osmani përkrah fotos nga Thethi.

Ndërkaq, nga komentet e shumta, tërheq vëmendjen ai i moderatores Alketa Vejsiu, teksa i shkruan se dashuria e ka zbukuruar akoma edhe më shumë. “Shkëlqen kur je e lumtur dhe e dashuruar.”

Nuk ka munguar komenti i regjisorit, Eduart Grishaj, i cili e quan: “E bukura ‘Zana e Maleve’”.

ME TE LEXUARAT