Kosova - Rajoni

Lirohet para kohe krimineli serb që kreu 14 vrasje në Kosovë

Krimineli famëkeq serb, Miodrag Sholaja, i dënuar për vrasjen e 14 shqiptarëve, është liruar nga burgu 3 vite më herët nga sa ishte parashikuar në vendim. Sholaja ka qenë pjesë e grupit paramilitar serb, “Akrepat”, dhe më 28 mars 1999 vrau 14 njerëz në kopshtin e një shtëpie në Podujevë, ku 7 prej tyre ishin fëmijë.

Viktimat ishin anëtarë të tre familjeve shqiptare. Në vitin 2008-të, Miodrag Sholaja mori një dënim qesharak me 15 vite burg, në një kohë ku u provua përfshirja e tij në vrasjen e 14 njerëzve.

Në Prishtinë kanë reaguar ashpër për lirimin e kriminelit serb.

Një akt të turpshëm të shtetit serb e konsideron Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës, lirimin e Sholaja.

“Çështja këtu nuk është vetëm lirimi i Sholaja, por edhe heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe e delegacionit të BE-së në Beograd. Ky është realiteti se si kriminelët e luftës në Serbi janë heronj dhe lartësohen nga qeveria e Ana Brnabic”, shprehet Pacolli.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close